Paparazzi kap MAT në qendrën e votimit Luana Vjollcën!
Në orën 07:00 të ditës së djeshme nisi procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në të gjithë Shqipërinë.
Teksa qytetarët në të gjithë vendin ishin drejtuar në qendrat e votimit për të dhënë votën e tyre, vëmendjen e kanë marrë edhe postimet e shumta të personazheve vip që bënin thirrjet e tyre që të gjithë ndjekësit e tyre të votojnë!
Ndër të parat që “gjallëruan” këtë ditë edhe me pak batutë ishte moderatorja e njohur Luana Vjollca. E cila publikoi një fotografi me veshje plazhi në natyrë teksa mbishkrimi ishte epik.
“Rrugës për votim,” shkruan ajo me nota humori për arsyen se sot vërtet temperaturat ishin shumë të larta. Mirëpo në fakt pjesën e votimit e kishte seriozisht dhe këtë e zbuloi edhe më vonë me një video në InstaStory duke shkuar me makinë për të bërë zgjedhjen e saj duke shkruar:
“A ju thashë që jam rrugës për të votuar?”
Më pas ajo publikoi edhe foton me provë që vërtet votoi.
Edhe motra e saj e famshme, Marina Vjollca tregoi se ka votuar bashkë me bashkëshortin e saj Getoar Selimi. Këtë e zbuluan me anë të fotos më poshtë.
Comments
Post a Comment