E PABESUESHME! Pirlo: Mungesa e Ronaldos? Fajin e ka goli i anuluar ndaj Serbisë, ju shpjegoj…

Nëntë ndeshje në një muaj e gjysmë! Kaq është bilanci i minutazhit të Cristiano Ronaldos i cili për shkak të një dëmtimi do të duhet të mungojë në supersfidën ndaj Atalanta në Bergamo…

Natyrisht që te Juventusi shqetësimi nuk është aspak i vogël.

“Vlerësimet janë bërë, dhe kur ai luajti ishte sepse ishte mirë. Për fat të keq të tre ndeshjet në ekipin kombëtar çuan në këtë akumulim sforcimi…”, u shpreh Pirlo sot.


“Ai gjithashtu më tha se në ekipin kombëtar ai duhej të kishte luajtur vetëm dy ndeshje, por goli që iu anulua me Serbinë, duke i hequr kështu edhe 6 pikë në dy ndeshje, e detyruan të luante të tretën.

Përndryshe do të ishte kthyer më përpara në Torino.

Një grumbullim i gjithçkaje, i udhëtimeve dhe ndeshjeve, mund të çojë në lodhje. Guardiola gjithashtu tha që ka pasur shumë ndeshje dhe skuadra janë shumë të shkurtra dhe këto janë pasojat. 

Ne gjithashtu e pamë atë në Ligën e Kampionëve, me Lewandowski i cili nuk ishte në gjendje të luante në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve për shkak të një dëmtimi të pësuar në ekipin kombëtar”.

Comments